27.1 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Lulzim Basha shpallet zyrtarisht fitues i garës për kreun e ri të Partisë Demokratike

Lulzim Basha është shpallur zyrtarisht fitues i garës për kreun e ri të Partisë Demokratike. Komisioni i zgjedhjeve në PD ka publikuar rreth orës 14:30 rezultat zyrtare, ku Basha renditet i pari, pas tij vjen Agron Shehaj, Edi Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Basha ka arritur që të sigurojë  32882 vota, duke u pasuar nga kandidati tjetër, Agron Shehaj me 6038 vota. Me pas u rendit Edit Harxhi, ndërsa Fatbardh Kadilli mori vetem 781 vota.

Jemin Gjana tha se janë adminstruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin.

“Komisioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin, në prani të komisionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuara në procesverbale. Nga procesverbalet e administruara në kuti rezulton që në të gjitha rastet, komisionerët natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë në të gjitha ato raste kur kandidatët kanë pasur atje përfaqësim”, deklaroi Jemin Gjana.

Bazuar në të dhënat zyrtare të procesverbaleve të futura në përllogaritje, rezulton se nga anëtarët e PD kanë votuar 41097 anëtarë, 413 vota të pavlefshme, 40684 vota të vlefshme, të ndara sipas kandidatëve në garë.

Për zotin Fatbardh Kadilli kanë votuar 781 anëtarë
Për zonjën Edit Harxhi kanë votuar 983 anëtarë
Për zotin Agron Shehaj 6038 anëtarë
Për zotin Lulzim Basha kanë votuar 32882 anëtarë

“Bazuar në këto të dhëna Komisioni zgjedhor i PD shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD zotin Lulzim Basha”, deklaroi më tej Gjana.

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...