16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Goditet një rast tjetër i shitjes së narkotikëve në Vlorë, arrestohen dy shtetas

 

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe inteligjencës policore, Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza. Dy shtetas, Jazo Shabanaj dhe Eno Hasanaj, janë arrestuar për shitjen e kanabisit në doza, kryesisht në lokale dhe lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Në kuadër të operacionit, janë sekuestruar dhjetra doza kanabisi, një shumë parash e dyshuar që lidhet me këtë aktivitet kriminal, si dhe një automjet dhe dy celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, ka zhvilluar veprime hetimore dhe kontrolle të fokusuar në lokalizimin dhe kapjen e personave të përfshirë. Pas kontrolleve të ushtruara mëngjesin e datës 27.01.2025, në lagjen “Uji i Ftohtë”, janë kapur dhe arrestuar J. A., 22 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Në banesat e tyre dhe gjatë kontrollit fizik, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 100 doza kanabisi, një shumë eurosh dhe dy celularë, që dyshohet se janë përdorur për aktivitetin kriminal.

Për këta shtetas, hetimet kanë zbuluar se ata siguronin kanabis dhe e përgatitnin atë në doza për ta shitur kryesisht nëpër lokale dhe lagje të qytetit të Vlorës.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...