Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një 31-vjeçar, Klajdi Dumbo, është gjetur i vetëvarur në banesën e tij. Ky është rasti i dytë që ai tenton të japë fund jetës. Rreth një muaj më parë, ai tentoi të hidhej nga kati i fundit i pallatit ku banonte, por u shpëtua nga dy të rinj dhe forcat e policisë dhe zjarrfikëses që ndërhynë në kohë për ta tërhequr.
Dumpo kishte kohë që vuante nga varësia ndaj lëndëve narkotike, një faktor që dyshohet se ka ndikuar në ndryshimet e shpeshta të humorit dhe pasigurinë emocionale që ai përjetonte. Në tentativën e dytë për të dhënë fund jetës, ai ka zgjedhur të vetëvarur në banjën e apartamentit ku jetonte i vetëm me nënën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit.
Policia është nisur menjëherë në vendngjarje dhe ka filluar hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të ofruar mbështetje për familjen e të ndjerit.






