29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Më kërkonte të prostituoja”,Armela Hasaj tregon për kërcënimet dhe ngjarjen që çoi në vrasjen e Ramazan Mataj

 

Armela Hasaj, motra e Arjon dhe Klisman Hasaj, të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në fillim të muajit janar, ka folur për herë të parë dhe ka zbuluar detaje tronditëse lidhur me historinë që çoi në këtë tragjedi. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Armela ka shpjeguar sesi nisi njohja e saj me Ramazanin dhe kërcënimet që ajo përjetoi nga ai.

Ajo tregon se ka njohur Ramazanin përmes rrjeteve sociale në vitin 2018. Sipas Armela, në fillim ishte një bisedë e zakonshme, por pas disa kohësh, Ramazani ka filluar të bëjë kërcënime të rënda ndaj saj. Ajo shprehet se ai kishte disa foto të saj që ia kishte dërguar, dhe disa të tjera që ai i kishte marrë pa lejen e saj. Pas kërcënimeve, Armela përpiqej të largohej, por ai nuk e ndaloi dhe vazhdoi ta kërcënonte vazhdimisht.

Dhe ky ishte momenti kur u bë shumë serioze. Ai më kërcënonte me jetën time dhe me familjen time. Më thoshte se do vinte në shtëpi dhe do më vriste, e për më tepër, kërkonte që ta shfrytëzoja seksualisht për të fituar para,” ka treguar Armela, duke shtuar se ishte e detyruar të dilte me të në raste të caktuara për të shmangur dhunën dhe kërcënimet.

“E kam parë në rrjetet sociale. Kaq kam marrë vesh. Nuk kisha asnjë dyshim kush mund të ishin autorët e kësaj vrasje.Me të jam njohur në rrjetet sociale, në vitin 2018. Të them të drejtën nuk e kam njohur personalisht më përpara. Në rrjete sociale jam njohur me të. Më shkroi në rrjetet sociale. I ktheva përgjigje. Më tha se ishte person i të njëjtit vend. Ai filloi bisedën. Aty ishte gabimi im që vazhdova bisedën me atë person.

Atë kohë sapo isha martuar. Pas disa kohëve i thashë që do shkëputesha nga ai, sepse ishim nga i njëjti vend. Pastaj ai nuk u shkëput, filloi kërcënimet. Ishin disa foto të miat që ai i kishte. Disa që ja kisha dërgjuar dhe disa që i kishte bërë ai. Jam munduar t’i shmangem.

Ai nuk dinte të hiqte dorë nga unë. Nuk e di çfarë kërkonte. Nga ish-burri i parë jam ndarë nga ai. Dilja natën, bëja shumë gjeste. Isha e detyruar të dilja, përndryshe më kërcënonte. Më thoshte se do vinte në shtëpi e do më vriste me çfarë kisha. Më kërkonte të prostituoja”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...