11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Votimi nga Diaspora: Kostoja shtesë për fushatën, po emigrantët a do të kenë mundësi të votojnë pa pagesë?

 

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, emigrantët do të kenë mundësinë të votojnë për Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Ky proces i ri do të sjellë kosto shtesë për partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Partitë politike do të përfitojnë një shtesë prej 20 milionë lekësh për fushatën zgjedhore jashtë vendit, duke e çuar në një total prej 150 milionë lekësh të dedikuara për këtë proces. Shkak për këtë shtesë është bërë fushata për emigrantët, të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e majit të ardhshëm. Formula për shpërndarjen e fondeve do të përcaktohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas numrit të votave që ka siguruar secila parti në zgjedhjet e kaluara.

Përveç kësaj, qeveria miratoi një shtesë prej 20 milionë eurosh, e cila do t’i kalojë KQZ për të mbuluar koston e dërgesës së fletëve të votimit dhe kthimin e tyre nga emigrantët. Ky fond do të sigurojë pagesën e dërgimit të fletëve të votimit në adresat e zgjedhësve jashtë vendit dhe mundësinë e rikthimit të tyre përmes shërbimeve postare.

Këto masa janë të nevojshme për të garantuar një proces zgjedhor të suksesshëm për emigrantët, që është një hap i rëndësishëm në përfshirjen e diasporës në jetën politike të Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...