18.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Gjergji Nika: “Ka ardhur koha e vlerave, e moralit dhe e eksperiencës në drejtim”

Shqipëria ndodhet në një moment kritik, ku mungesa e një revolte të vërtetë qytetare, intelektuale dhe politike ka krijuar një realitet të trishtë për vendin dhe qytetarët. Kjo është analiza dhe thirrja e fortë e Gjergji Nikës, anëtar i Këshilli Bashkiak Vlorë per PD, i cili ngre shqetësimin mbi krizën e thellë të politikës shqiptare dhe nevojën e domosdoshme për një elitë të re që të sjellë ndryshimin.

Shqipëria, anija që kërkon të dalë në breg – Thirrje për një elitë të re politike

Shqipëria reale ndryshon shumë nga Shqipëria pushtetare”, thekson Nika, duke nënvizuar se në vend të një politike të ndershme dhe të përgjegjshme, qytetarët përballen me arrogancë, mungesë transparence dhe një sistem që favorizon vetëm të njëjtët individë prej 34 vitesh.

Sipas tij, politika aktuale nuk ofron asgjë për qytetarët, përveç një spirale të pafundme të papërgjegjshmërisë dhe mungesës së vizionit për të ardhmen e Shqipërisë. Ai kritikon ashpër si qeverinë, ashtu edhe opozitën, duke vënë në dukje mungesën e reformimit dhe të një modeli të ri që mund të ndryshojë vendin.

Thirrje për një elitë të re politike

Gjergji Nika shpreh bindjen se ndryshimi mund të vijë vetëm nga një brez i ri politik, një elitë e re që beson në vlerat demokratike, në shtetin e së drejtës dhe në ndërtimin e një Shqipërie që i shërben qytetarëve të saj.

Demokratët euroatlantikë nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe përçarje mes shqiptarëve. Ata besojnë se jeta, siguria dhe mirëqenia e çdo shqiptari janë më të rëndësishme se çdo kolltuk pushteti”, thekson ai, duke theksuar se shqiptarët sot janë më të informuar, më të kthjellët dhe më të ndërgjegjshëm për nevojën e një ndryshimi rrënjësor.

Sipas tij, largimi i qeverisë aktuale dhe i sistemit të pamoralshëm që e ka mbajtur atë në pushtet është i domosdoshëm për të garantuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. “Shqipëria dhe shqiptarët mund të ecin përpara vetëm nëse i besojnë ligjeve dhe vlerave demokratike të llogaridhënies, transparencës dhe meritokracisë”, përfundon Nika.

A do të arrijë Shqipëria të dalë nga bataku politik dhe ekonomik?

Kjo mbetet një pyetje e hapur. Por një gjë është e qartë: ndërsa elitat e vjetra vazhdojnë të mbajnë peng të ardhmen e vendit, qytetarët duhet të zgjedhin nëse do të jenë spektatorë apo protagonistë të ndryshimit të madh që Shqipëria ka nevojë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...