28.4 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Shqipëria në rrezik nga kloridi në pijet Coca-Cola? Heshtja e kompanisë pas tërheqjes masive në Evropë

 

Prodhuesi evropian i Coca-Cola, Coca-Cola Europacific Partners Belgium, njoftoi dy ditë më parë një tërheqje masive të produkteve të saj nga tregu evropian për shkak të përmbajtjes tepër të lartë të klorit në disa kanaçe dhe shishe prej qelqi të markave si Coca-Cola, Sprite, Fanta etj. Vendimi prek produkte me kod prodhimi nga 328 GE deri në 338 GE, të cilat janë tërhequr nga raftet e dyqaneve, dhe kompania ka vazhduar të ndërmarrë hapa për të siguruar që asnjë produkt i mbetur të mos mbetet në treg.

Por, çfarë ndodh në Shqipëri? Aktualisht, nuk ka asnjë reagim nga ana e kompanisë së Coca-Cola për të treguar nëse produkte me përmbajtje të lartë klori kanë hyrë në tregun shqiptar. Ky është një shqetësim, pasi është një produkt që konsumohet gjerësisht nga të gjithë, përfshirë fëmijët dhe të moshuarit, dhe niveli i lartë i klorit mund të shkaktojë sëmundje të rrezikshme, duke përfshirë kancerin, dëmtime të sistemit imunitar, shikimin dhe sistemin nervor.

Eksperti i Sigurisë Ushqimore, Kapllan Sulaj, ka bërë thirrje për një kontroll të menjëhershëm të produkteve Coca-Cola në Shqipëri, duke theksuar mundësinë e pranisë së këtij kontaminimi. “Mendoj që duhet të fillojë menjëherë investigimi dhe kontrolli i Coca-Colës në Shqipëri, pasi një fenomen i tillë mund të jetë edhe pse nuk është verifikuar asgjë. Përderisa ekziston një mundësi kontaminimi në Bashkimin Evropian, edhe në Shqipëri është e mundur,” tha Sulaj. Ai ka sugjeruar që autoritetet përgjegjëse, si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, të ndërmarrin hapa për të kontrolluar nëse ka produkte të kontaminuara që hyjnë në Shqipëri.

Ky rast është vetëm një nga shumë shqetësime për Coca-Cola në Shqipëri. Pak kohë më parë, KLSH zbuloi një seri shkeljesh gjatë procesit të asgjësimit të pijeve të skaduara nga subjekti “Coca-Cola”, duke ngritur dyshime për mungesën e transparencës dhe zbatimin e ligjit. Dyshimet ishin se produktet e skaduara mund të ishin rifutur në treg, një shqetësim që pati gjithashtu heshtje nga autoritetet.

Në këtë kuadër, është e domosdoshme që autoritetet shqiptare të bëjnë kontroll dhe të sigurojnë transparencë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, duke i dhënë përgjigje pyetjes se a është Shqipëria e prekur nga kontaminimi i mundshëm i këtyre produkteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...