34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Tragjedia ajrore në Washington DC: 64 pasagjerë dhe 3 ushtarë humbin jetën në aksidentin fatal

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë (MEPJ) ka reaguar sot pas tragjedisë ajrore që ndodhi në Washington DC, SHBA. Nëpërmjet një deklarate në rrjetin social X, MEPJ shprehu pikëllimin e thellë për ngjarjen e rëndë dhe ofroi ngushëllimet e saj për të prekurit.

“Tragjedia rrëqethëse në Washington DC na ka lënë thellësisht të pikëlluar,” thuhet në deklaratën e Ministrisë. Ajo shton se “ngushëllimet tona më të sinqerta dhe solidariteti ynë shkojnë për familjet e prekura, popullin amerikan dhe qeverinë pas këtij aksidenti ajror tragjik. Mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje shkatërruese.”

Fluturimi 5342 i “American Airlines” po udhëtonte nga Wichita, Kansas për në aeroportin kombëtar “Ronald Reagan” të Washingtonit, kur u përplas me një helikopter ushtarak teksa po i afrohej pistës pak para orës 21:00 të së mërkurës (02:00 GMT të enjten). Ngjarja tragjike ka lënë të vdekur të gjithë 64 pasagjerët në bordin e avionit dhe tre ushtarët në bordin e helikopterit të ushtrisë amerikane.

Ky aksident ka shkaktuar trishtim të thellë, dhe autoritetet amerikane po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...