18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Gjykata e Romës kundërshton mbajtjen e 43 emigrantëve në Gjadër, zbarkojnë në Bari

Një grup prej 43 emigrantësh, të cilët u nisën nga porti i Shëngjinit me anijen e patrullës së Rojës Bregdetare italiane, kanë zbarkuar në Bari, pas vendimit të Gjykatës së Romës që kundërshtoi mbajtjen e tyre në kampin e Gjadrit në Shqipëri.

Gjykata vuri në pikëpyetje përfshirjen e Bangladeshit dhe Egjiptit në listën e “vendeve të sigurta” nga autoritetet italiane, duke argumentuar se ekzistojnë interpretime të ndryshme mes së drejtës europiane dhe asaj italiane. Për këtë arsye, çështja i është referuar Gjykatës Europiane të Drejtësisë, e cila pritet të shprehet më 25 shkurt.

Migrantët ishin kapur fundjavën e kaluar në ujërat ndërkombëtare, ndërsa procesi për vlerësimin e mbajtjes së tyre në Gjadër u zhvillua dje përmes videokonferencave. Ky është rasti i tretë që gjykatat italiane kundërshtojnë transferimin e emigrantëve në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes mes dy qeverive.

Ndërkohë, përfaqësues të partisë së kryeministres Giorgia Meloni e kanë cilësuar këtë situatë si një “rezistencë të një pjese të gjyqësorit ndaj qeverisë”, ndërsa opozita italiane e ka quajtur “një dështim të madh”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...