26.2 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Tragjedi në Gjakovë: Lamtumira e fundit për tre fëmijët që humbën jetën nga shembja e objektit

Sot në Jabllanicë të Gjakovës u zhvillua ceremonia e varrimit për tre fëmijët që humbën jetën më 1 shkurt, pasi një ndërtesë e vjetër u shemb mbi ta. Qindra qytetarë, përfshirë familjarë, miq dhe bashkëmoshatarë të tyre, morën pjesë në këtë moment të dhimbshëm.

Një nga shokët e klasës së dy prej viktimave u shpreh gjatë ceremonisë:
Lajmi për humbjen e shokëve tanë na ka tronditur të gjithëve pa masë, duke lënë një boshllëk të madh në klasë dhe në jetën tonë.”

Hetimet për shkaqet e tragjedisë

Sipas autoriteteve, objekti i shembur ishte një ndërtesë e vjetër dhe e pabanuar, e mbetur nga lufta e vitit 1999. Tre djemtë, dy 15-vjeçarë dhe një 13-vjeçar, ndodheshin brenda kur u zënë nga rrënojat.

Një familjar i viktimave, Përparim Ademaj, tregoi se telefonat e fëmijëve u bënë shkak që familjarët të kuptonin vendndodhjen e tyre. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se objekti u shemb rreth orës 16:35, ndërsa trupat e fëmijëve u gjetën pas gjashtë orësh kërkimesh.

Policia, ambulancat dhe zjarrfikësit erdhën shumë shpejt, por fatkeqësisht i gjetëm pa shenja jete,” tha Ademaj për mediat lokale.

Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet për këtë rast tragjik, ndërsa figura të larta politike, përfshirë presidenten, kryeministrin dhe kryeparlamentarin, kanë shprehur ngushëllime dhe kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi javor, 24–30 gusht 2026/ Si ndikon Eklipsi Hënor në Peshq te secila shenjë...

0
Një javë e fuqishme astrologjike pritet për të 12 shenjat e zodiakut, ndërsa Eklipsi Hënor në Peshq sjell energji transformuese dhe mundësi për mbylljen...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje që e keni shtyrë mund të kërkojë një vendim. Në dashuri, një bisedë e sinqertë...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
Për 22 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...