25.5 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Edi Rama: ‘Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS’

Kryeministri Edi Rama ka komentuar burgosjen e ish-zyrtarëve socialistë, duke e cilësuar si një pasojë të reformës në drejtësi dhe jo një faj të Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë deklaroi se pa PS-në, drejtësia nuk do të ishte çliruar nga ndikimi politik dhe nuk do të vepronte në mënyrë të pavarur.

Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka njerëz që i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës sonë”, theksoi Rama.

Ai argumentoi se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një reformë ka sjellë përballjen e zyrtarëve të lartë me drejtësinë në mënyrë të pavarur.

Nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar që nga viti 2012 deri kur bëmë reformën në drejtësi që të ketë qoftë edhe një të vetëm person të lidhur me pushtetin politik që të jetë vendosur para një drejtësie të pavarur. Kjo është një arritje historike e PS-së”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, fakti që Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave me BE-në, është një tregues se korrupsioni është ulur. “Nëse do të kishte më shumë korrupsion, nuk do të ishim në këtë fazë të negociatave me Bashkimin Evropian”, përfundoi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi javor, 24–30 gusht 2026/ Si ndikon Eklipsi Hënor në Peshq te secila shenjë...

0
Një javë e fuqishme astrologjike pritet për të 12 shenjat e zodiakut, ndërsa Eklipsi Hënor në Peshq sjell energji transformuese dhe mundësi për mbylljen...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje që e keni shtyrë mund të kërkojë një vendim. Në dashuri, një bisedë e sinqertë...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
Për 22 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...