25.5 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Xheneta Fetahu mohon hyrjen në BBVA për Gjestin: “Është personi i fundit që dua të kem kontakt”

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka reaguar për herë të parë mbi spekulimet e fundit që e lidhnin me një përballje të mundshme me Gjestin në Big Brother VIP Albania.

E ftuar në emisionin “Kosova Today”, Xheneta e mohoi kategorikisht këtë mundësi, duke thënë se nuk ka asnjë interes për t’u përballur me ish-partnerin e saj.

“Jom e shokume edhe e zhgënjyme, e lënduar veç për faktin se kom pas dyshime në raport me të. Ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë të sinqerta, sepse nëse një person dashuron, nuk mundet pas 10 ditësh me shku e me bë të njëjtat gjëra si me mu. Loja është e përsëritur dhe më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur unë.”

Ajo shtoi se ka parë të gjitha lajmet që kanë qarkulluar në media dhe se nuk i intereson të përfshihet në histori për vëmendje.

“Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Në asnjë story nuk ka me u përmend emri i tij. Ishalla e shoh sa më lart, por kur ai e ka mbyll lidhjen me mu dhe e ka përmend ‘u kry çdo sen’, nuk ka pas nevojë me më përmend në një format tjetër. Nuk i besoj aspak dhe është personi i fundit që mundet me pas kontakt me mu.

Deklarata e saj vjen pas disa ditësh spekulimesh në rrjete sociale dhe portale, ku thuhej se produksioni i BBVA po negocionte për një takim mes saj dhe Gjestit. Me këtë deklaratë, Xheneta ka vënë një pikë përfundimtare mbi këtë çështje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi javor, 24–30 gusht 2026/ Si ndikon Eklipsi Hënor në Peshq te secila shenjë...

0
Një javë e fuqishme astrologjike pritet për të 12 shenjat e zodiakut, ndërsa Eklipsi Hënor në Peshq sjell energji transformuese dhe mundësi për mbylljen...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje që e keni shtyrë mund të kërkojë një vendim. Në dashuri, një bisedë e sinqertë...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
Për 22 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...