25.5 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari, dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan

Me hidhërim është marrë lajmi për ndarjen nga jeta të Baba Hekuran Nikollarit, dervishit të Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, i cili u shua sot në moshën 60-vjeçare në Përmet.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje të madhe për komunitetin bektashi dhe gjithë besimtarët.

Mësova me dhimbje kalimin nga kjo jetë të Baba Hekuran Nikollarit, klerikut që vazhdoi veprën e Baba Aliut, duke shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për komunitetin bektashi të qarkut të Gjirokastrës e më gjerë.
Falë punës së tij të jashtëzakonshme, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat dhe u kthye në një simbol të vlerave shqiptare, monument të qetësisë, dashurisë dhe ndihmës për të pamundurit
.”

Presidenti Begaj e cilësoi Baba Hekuran Nikollarin si një figurë me kontribut të madh në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe harmonisë fetare.

Bashkia e Përmetit gjithashtu reagoi për ndarjen nga jeta të tij, duke theksuar:

Me hidhërim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Baba Hekuran Nikollarit, një njeri i përkushtuar ndaj besimit, vlerave të kombit dhe gjithë komunitetit. Ai ringriti nga rrënimi Teqenë e Alipostivanit, duke e bërë një qendër të rëndësishme shpirtërore dhe një strehë dashurie për këdo që e vizitonte.

Baba Hekurani do të kujtohet si një udhëheqës shpirtëror i përkushtuar, që punoi pa u lodhur për besimin, paqen dhe harmoninë fetare. Ngushëllime familjes, besimtarëve bektashinj dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan figurën e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi javor, 24–30 gusht 2026/ Si ndikon Eklipsi Hënor në Peshq te secila shenjë...

0
Një javë e fuqishme astrologjike pritet për të 12 shenjat e zodiakut, ndërsa Eklipsi Hënor në Peshq sjell energji transformuese dhe mundësi për mbylljen...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje që e keni shtyrë mund të kërkojë një vendim. Në dashuri, një bisedë e sinqertë...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
Për 22 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...