31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Egli filloi të investonte te ai, jetonte vetëm për atë aty”, gazetarja tregon për mardhënien mes Eglit

Egli dhe Gjesti: Lidhja që ndryshoi Dinamikat në “Big Brother VIP 4”

Gazetarja Juli Ristani ka komentuar në programin “Live From Tirana” daljen e Eglit nga “Big Brother VIP 4”, duke theksuar se ajo kishte nevojë për një periudhë detoksifikimi pas gjithë eksperiencës që kishte përjetuar. Ristani bëri një krahasim interesant mes Eglit dhe artistes së njohur meksikane, Frida Kahlo, duke theksuar ndjeshmërinë dhe portretin e veçantë të Eglit.

Ajo u shpreh se fillimisht Egli ishte një personazh i qetë dhe i disiplinuar, por lojërat e saj u bënë më të dukshme pas hyrjes së Gjestit. Ristani tregoi se Gjesti kishte ardhur në shtëpi me informacion rreth banorëve dhe, gjatë ditëve të para, kishte shfaqur një interes të veçantë për Eglin, duke e ndjekur nga pas dhe duke treguar kujdes ndaj saj.

Ka shumë kuriozitet rreth Eglit pas daljes së saj nga BBV. Për mua bën shumë mirë që nuk ka reaguar veç asaj story, i duhet një detoksifikim nga gjithë ajo që kaloi.

Gjej një ngjashmëri shumë të madhe me Frida Kahlo, me artisten e famshme meksikane, për portretin e saj shumë fin dhe të veçantë. Egli ishte ajo vajza e mirë, e paqtë, e disiplinuar që e tregon edhe në regjimin që ka.

Loja e saj u bë e dukshme me hyrjen e Gjestit. Shqipëria e kishte ndjekur “BBV Kosova”, i njihnin personazhet. Besoj se Gjesti në ato 24 orë ka marrë informacion se ku do futej, si ishin banorët. 

Sapo është futur ka thënë kush është Egli, sigurisht ishin dhe lojërat e tij. Ditët e para shkonte dhe i merrte aromë flokëve, lëkurës së saj, dy ditët e para e ndiqte nga pas.

Erdhën tre drone për Gjestin, Egli e kuptoi që Gjesti ishte një figurë e pëlqyer jashtë. Aty Egli merr një kthesë të menjëhershme dhe nis me një përkujdesje, Egli filloi të investonte te ai, jetonte vetëm për atë aty”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...

Berisha shpërthen në Kuvend: “Po ndërtohet narkoshteti i vetëm në Europë”, kërkon tërheqjen e...

0
Një debat i fortë politik ka shoqëruar seancën plenare, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke...

Nga shalqiri te kastraveci – ekspertët zbulojnë ushqimet që mbajnë trupin të hidratuar gjatë...

0
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten ndjeshëm, organizmi ka nevojë për një nivel më të lartë hidratimi. Përveç konsumit të ujit, edhe disa...

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...