24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Arrestohet 51-vjeçar italian në Durrës, kërkohej nga autoritetet venezueliane për mashtrim

 

Një shtetas italian, 51-vjeçari Antonio Goffredi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet venezueliane, është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Portin e Durrësit nga policia kufitare, me qëllim ekstradimin e tij në Venezuela.

Bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e sigurisë intensifikuan kontrollet, pasi kishin të dhëna se Goffredi po përpiqej të udhëtonte nga Durrësi me traget drejt Italisë. Ai u ndalua dhe u arrestua gjatë tentativës për të dalë nga Shqipëria.

Antonio Goffredi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Caracas që në vitin 2017, pas caktimit të masës “Arrest në burg” nga Gjykata e Caracas për veprën penale të mashtrimit, sipas Kodit Penal të Venezuelës.

Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me autoritetet venezueliane për realizimin e procedurave të ekstradimit të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...