24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Lëvizja Vetëvendosje apelon në Gjykatën Supreme për anulimin e rezultateve të Zgjedhjeve

 

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të ankohet në Gjykatën Supreme pas refuzimit të ankesës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili e kishte cilësuar ankesën si të pasafatshme. Partia kërkoi anulimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe përsëritjen e votimit me postë, duke pretenduar se ka prova për manipulimin e votave me postë.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, deklaroi se kanë fakte të mjaftueshme që vërtetojnë manipulimin e votave dhe se procesi nuk ka qenë i drejtë.

Paneli Zgjedhjes për Ankesa dhe Parashtresa miratoi të dielën ankesën e partisë për rivlerësimin e 1631 fletëvotimeve të pavlefshme. Ky proces pritet të nisë së shpejti, më së largu të mërkurën.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e 50 vendvotimeve në nivel kombëtar, për shkak të mospërputhjeve midis numrit të votave dhe fletëvotimeve të shënuara.

Pavarësisht që zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit janë mbajtur një muaj më parë, ende nuk ka një rezultat përfundimtar për këtë proces zgjedhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...