21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Operacioni “Interruption” në Tiranë, arrestohen dy persona për trafik droge

Dy shtetas janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Interruption”, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të shisnin 1 kg e 700 gram lëndë narkotike të dyshuar si kanabis.

Gjatë aksionit, autoritetet sekuestruan gjithashtu 3 kg lëndë narkotike dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Të arrestuarit janë identifikuar si Reshat Qatromi, 36 vjeç, dhe Ledin Kazanxhi (Allamani), 27 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u kapën në rrugën “Memo Meto”, teksa tentonin të shisnin sasinë e drogës.

Në kuadër të operacionit “Interruption” u arrestuan shtetasit Reshat Qatromi dhe Ledin Kazanxhi (Allamani)

“DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Interruption”.
U kapën në flagrancë në tentativë për të shitur 1 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike kanabis, paisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vazhdën e operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës informative, për një rast të shitjes të lëndës narkotike cannabis sativa, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Interruption”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit R. Q., 36 vjeç dhe L. K.(A.), 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në rrugën “Memo Meto”, me një qese me 1 kilogram e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që e posedonin me qëllim shitjen.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia..

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...