17.5 C
Tiranë
Friday, April 17, 2026
spot_img

Bayern Munich kërkon fitoren ndaj Leverkusen për të vazhduar ëndrrën e Champions League

Bayern Munich është gati për përballjen vendimtare kundër Bayer Leverkusen në derbin gjerman të Champions League. Pas humbjes së papritur ndaj Bochum, bavarezët synojnë të rikthehen te fitorja dhe të sigurojnë një rezultat që nuk lë vend për surpriza.

Trajneri Vincent Kompany theksoi rëndësinë e vazhdimësisë dhe qasjes maksimale ndaj sfidave të mëdha:
Pika e nisjes duhet të jetë gjithmonë ëndërrimi i madh dhe kërkimi i maksimumit. Më pas, bëhet fjalë për të punuar çdo ditë për ta realizuar atë ëndërr.

Bayern synon ta mbyllë ndeshjen sa më shpejt, për t’u fokusuar te sfidat e ardhshme. Nëse kualifikohen, ata mund të përballen me Interin e Simone Inzaghit në fazën tjetër.

Vincent Kompany shtoi gjithashtu se qëndrueshmëria është çelësi i suksesit në kompeticionet e mëdha:
Duhet të jesh konstant, jo vetëm për një vit apo një ditë, por gjithmonë. Ata që kanë fituar më shpesh Champions-in, shpeshherë e kanë humbur gjithashtu. Duhet të jesh vazhdimisht aty dhe të përpiqesh ta çosh skuadrën sa më larg të jetë e mundur.”

Një faktor shtesë motivimi për Bayernin është fakti që finalja e Champions League do të zhvillohet në “Allianz Arena”, një mundësi historike për ta fituar trofeun përpara tifozëve të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 17 Prill 2026

0
♈ Dashi Je më i qetë dhe më i kthjellët. Ditë e mirë për të përfunduar çështje të mbetura dhe për të mos u nxituar. ♉...

Parashikimi i motit, e Premte, 17 Prill 2026

0
Më 17 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë...

“Je gjobaxhi, po manipulon publikun”, Shehaj dhe Balla debatojnë ashpër për ambasadorin e ri...

0
Një debat i tensionuar është regjistruar në Kuvend mes deputetit të partisë “Mundësia” dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ku në...

Hetim: Lidhje të dyshuara mes bordit të JET Bank dhe rrjeteve ndërkombëtare të mashtrimit...

0
Një hetim i publikuar nga “Pamfleti” ngre dyshime serioze mbi Oliver Hemmer, anëtar i bordit të JET Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri...

‘Atë gishtin fute ku të duash’, Lela largohet nga studio pas debatit me Grida...

0
Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është larguar nga studio e emisionit “Top Story” pas një përplasjeje të drejtpërdrejtë me moderatoren dhe...