24.6 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Sot afati i fundit për dorëzimin e listave zgjedhore, PD dhe PS përcaktojnë kandidatët

Sot është afati i fundit për partitë dhe koalicionet që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për të dorëzuar listat e kandidatëve në 12 qarqet e vendit.

Lëvizjet brenda PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore

Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë në orën 16:00 për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa në orën 19:00 Këshilli Kombëtar do ta miratojë atë në parim. Pavarësisht procesit të primareve brenda PD-së, vendimin përfundimtar e merr Kryesia, duke balancuar edhe interesat e 25 partive aleate me të cilat PD ka firmosur koalicionin.

Një prej aleatëve të PD-së, Partia Agrare Ambientaliste (PAA) e Agron Dukës, ka konfirmuar se do të ketë përfaqësues në lista, por vetë Duka nuk do të kandidojë. Ndërkohë, nga pakti PD-PL, Ilir Meta është konfirmuar si kandidat për deputet në Tiranë në listën e hapur.

Strategjia e PS dhe kandidimi i Edi Ramës mbetet pezull

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka vendosur që të mbledhë Kryesinë të mërkurën në orën 19:00 për të përcaktuar listën përfundimtare të kandidatëve. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një riformatim të grupit të tij parlamentar, duke vendosur që shumica e deputetëve aktualë të garojnë në lista të hapura, ndërsa 12 drejtues politikë të PS-së në qarqe do të jenë në listën e mbyllur, të sigurt për mandatin.

Rama nuk ka konfirmuar ende nëse do të kandidojë vetë, duke lënë të hapur mundësinë e tërheqjes për t’i dhënë më shumë hapësirë brezit të ri. Në listën e sigurt pritet të përfshihen ministra të kabinetit si Pirro Vëngu, Adea Pirdeni, Igli Hasani dhe Petrit Malaj, ndërsa emra të njohur si Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Toni Gogu do të duhet të garojnë për votat e tyre.

Zyrtarizimi i listave do të ndodhë brenda orëve të ardhshme, përpara se ato të dorëzohen në KQZ.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...