30.2 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut: Të paktën 50 viktima nga zjarri në një klub nate në Koçan

Një tragjedi e rëndë ka goditur qytetin lindor të Koçanit, Maqedoni e Veriut, ku një zjarr shkatërrues në një klub nate ka marrë jetën e të paktën 50 personave në orët e vona të natës. Numri i të plagosurve mbetet i paqartë, por shumë prej tyre janë dërguar me urgjencë në klinikat e Shtipit dhe Shkupit.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet, por sipas mediave lokale, dyshohet se mjetet piroteknike, të përdorura gjatë performancës së bandës maqedonase DNA, mund të kenë shkaktuar shpërthimin fatal. Në momentin e tragjedisë, klubi ishte i mbushur plot me njerëz.

Zjarrfikësit, ambulancat dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa skenat e panikut dhe dëshpërimit vazhdojnë mëngjesin e sotëm. Të afërmit e viktimave janë mbledhur para klubit, duke pritur me ankth informacion për të dashurit e tyre.

Një grua e dëshpëruar ka treguar për Radion Evropa e Lirë:

Po kërkoj mbesën time. Nuk na lejojnë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj punon, por ajo nuk po përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë ku ta kërkojmë!

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov, ka mbërritur në Koçan, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.

Autoritetet pritet të japin një deklaratë zyrtare gjatë ditës, ndërsa tragjedia ka tronditur mbarë rajonin, duke ngritur pyetje mbi masat e sigurisë në vendet publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...