33 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

“Rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin”, Dëshmia tronditëse e një të mbijetuare nga zjarri në diskotekën e Koçanit

Marija Taseva, 20 vjeç, një nga të mbijetuarat e tragjedisë në diskotekën e Koçanit, ka dhënë një dëshmi të dhimbshme për momentet e tmerrit që përjetoi teksa përpiqej të shpëtonte nga flakët.

Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë”, tregoi e tronditur Taseva para kamerave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Babai i saj, i dëshpëruar, tha se nuk kanë ende informacion për vajzën e tij të dytë, 25-vjeçare, e cila ishte gjithashtu e pranishme në diskotekë natën e tragjedisë.

Bilanci i rëndë i viktimave dhe të plagosurve

✅ 51 persona kanë humbur jetën
✅ 118 të lënduar, të moshës 14 deri në 25 vjeç, janë në spitale në Koçan, Shtip dhe Shkup

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një shpjegim të qartë mbi shkakun e zjarrit, ndërsa familjarët e të zhdukurve vazhdojnë të presin me ankth lajme për të afërmit e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...