15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Gjergji Nika: Koalicioni Euro-Atlantik në Vlorë ka një listë të balancuar me të rinj dhe gra

Në një përballje televizive, përfaqësuesi i Koalicionit Euro-Atlantik në Vlorë, Gjergji Nika, ka bërë publike detaje mbi përbërjen e listës së kandidatëve të këtij subjekti politik.

Sipas Nikës, në listë janë përfshirë edhe emra pensionistësh të nderuar, të cilët do të japin dorëheqjen pas miratimit të listave, duke i hapur rrugë të rinjve.

Ne kemi dorëzuar katër emra pensionistësh të nderuar, të cilët, në momentin që listat do të miratohen, do të japin dorëheqjen. Kjo është bërë për të krijuar një balancë dhe për të hapur mundësi për të rinjtë. Pas dorëheqjes së tyre, do të përfshihen 12 kandidatë të rinj në listë,” – u shpreh Nika.

Ai theksoi se lista është ndërtuar në mënyrë të strukturuar dhe përfaqëson një përzierje të drejtë mes të rinjve, grave dhe figurave me eksperiencë.

“Ne kemi bërë një përzierje të kujdesshme: 30% e kandidatëve janë të rinj, 30% janë gra – një në çdo tre kandidatë është një zonjë – dhe pjesa tjetër është e përbërë nga individë të angazhuar në struktura,” – tha ai.

Deklarata e tij vjen në një moment kur partitë politike po finalizojnë listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa përbërja e tyre mbetet një çështje kyçe për përfaqësimin e grupeve të ndryshme shoqërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...