27.9 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

Operacioni “Kilovati”: 16 Arrestime për shpërdorim dhe vjedhje të energjisë elektrike në Gjirokastër

Një hetim disamujor dhe veprime proaktive të realizuara nga Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës dhe Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion, ka çuar në finalizimin e operacionit policor të koduar “Kilovati”. Ky operacion ka rezultuar në arrestimin dhe ekzekutimin e masave të sigurisë për 16 shtetas të përfshirë në shpërdorimin e energjisë elektrike dhe vjedhjen e saj.

Hetimi ka zbuluar një rrjet të organizuar, ku punonjës dhe ish-punonjës të OShEE-së në Gjirokastër, në bashkëpunim me qytetarë, instalonin matës të energjisë elektrike pa kontratë për të mundësuar vjedhjen e energjisë. Ky veprim ka sjellë përfitime të kundërligjshme për disa individë, duke dëmtuar rëndë sistemin e furnizimit me energji elektrike.

Masat e sigurisë të ekzekutuara nga Gjykata e Gjirokastrës:
• “Arrest në burg” për 4 shtetas, përgjegjës të grupit dhe specialistë të energjisë;
• “Arrest në shtëpi” për 6 shtetas, përfshirë elektricistë dhe ish-punonjës të OShEE-së;
• “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” për 6 qytetarë të akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar 22 matës energjie elektrike, 13 kuti plastike dhe 9 vula, të përdorura për vendosjen dhe vulosjen e matësve të energjisë, si dhe sende të tjera që shërbenin për aktivitetet kriminale. Po ashtu, janë gjetur dokumente të përdorura për të mbështetur hetimin.

Hetimet kanë zbuluar se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE-së kanë shpërdoruar detyrën duke siguruar dhe instaluar matës të energjisë pa kontrata, me qëllim vjedhjen e energjisë dhe përfitimin e kundërligjshëm.

Materialet hetimore janë dërguar në Prokurorinë e Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Ky operacion vjen si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të luftuar korrupsionin dhe veprimtaritë kriminale që dëmtojnë sistemin ekonomik të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mbi 1 miliard dollarë të ardhura në një vit/ Raporti financiar zbulon burimet e...

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar mbi 1 miliard dollarë të ardhura gjatë vitit 2025, ku pjesa më e madhe e...

“U përpoq ta shpëtonte nga aligatori”/ 31-vjeçarja humb jetën gjatë notit, partneri luftoi me...

0
Një grua 31-vjeçare ka humbur jetën në shtetin e Floridës, SHBA, pasi u sulmua nga një aligator teksa po notonte në lumin Econlockhatchee, në...

“Me këtë pamje europiane të Tiranës…”/ Rama publikon videon e protestës dhe ironizon pjesëmarrjen

0
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video nga protesta e qytetarëve, ku shihen protestuesit duke marshuar drejt Kryeministrisë,...

“Pesë viktima në 24 orë”/ Vala ekstreme e të nxehtit godet Italinë, alarm i...

0
Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën vijon të shkaktojë pasoja të rënda në Itali. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore...

“Nxehtësi që kërcënon jetën”/ Mbi 60 milionë amerikanë nën alarm, temperaturat do të ndihen...

0
Miliona amerikanë po përballen me një valë ekstreme të të nxehtit, ndërsa pjesa qendrore dhe lindore e Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga temperatura...