23.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim

Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet e një lokali dhe më pas në plazhin pranë tij.

Sipas materialit hetimor, rreth orës 05:15, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, ka nisur një konflikt mes disa personave.

Në hetim është përfshirë Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata, i cili dyshohet se ka goditur disa herë me thikë në trup 20-vjeçarin e huaj, L. V., me shtetësi portugeze.

Në të njëjtën kohë, sipas hetimeve, shtetasi David Heurtevent, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se e ka goditur 20-vjeçarin me grushte.

Për pasojë, Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe David Heurtevent akuzohen për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Konflikti nisi në lokal

Sipas dosjes, në konflikt janë përfshirë edhe katër persona të tjerë, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani, të cilët punonin si kamarierë në lokalin “Principote”.

Ata dyshohet se kanë goditur me grushte 20-vjeçarin gjatë konfliktit, përpara se Sokrat Vata ta godiste me mjet prerës.

Pas ngjarjes, katër kamarierët janë larguar nga vendi.

Bodyguard-ët nuk ndërhynë

Në momentin e konfliktit, në ambientet e “Principote” ndodheshin edhe disa persona në rolin e sigurisë.

Sipas materialit hetimor, bëhet fjalë për Miosid Matushajn, punonjës policie në D. R. K. M. Gjirokastër, Luciano Seterin, punonjës të I. E. V. P. Fier, Romeo Shehun, punonjës të Policisë Bashkiake Gjirokastër, si dhe Kristi Koshin.

Sipas hetuesve, ata kishin detyrë sigurie në lokal, por nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e konfliktit, i cili fillimisht ka nisur në ambientet e “Principote”.

Po sipas materialit të hetimit, pas ngjarjes ata nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit për atë që kishte ndodhur.

Edhe pronari i lokalit nën hetim

Në momentin e ngjarjes në ambientet e “Principote” ndodhej edhe pronari i lokalit, Bekim Bulica.

Sipas dosjes, pas ngjarjes Bulica është larguar nga vendi pa kallëzuar në autoritetet përkatëse.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë ngritur dyshime edhe për persona të tjerë, ndërsa materialet procedurale vijojnë të zbardhin rolin e secilit prej personave të përfshirë në konfliktin që përfundoi me vdekjen e 20-vjeçarit.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për David Heurtevent, i cili është shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...