24.2 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Dëshmia e Nuredin Dumanit trondit drejtësinë: Zbulon kush qëndron pas vrasjes së ish-shefit të policisë Dritan Lamaj

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka bërë një rrëfim tronditës në seancën gjyqësore në GJKKO, duke zbuluar se pas ekzekutimit të ish-shefit të policisë së Komisariatit nr.6, Dritan Lamaj, qëndronte Henrik Hoxhaj.

Dumani deklaroi se kishte pasur një debat me Lamajn pasi ky i fundit e kishte dhunuar gjatë arrestimit të tij. Ai rrëfeu se kur doli nga burgu mësoi për vrasjen e Lamajt dhe se i ishte bërë “qejfi”. Sipas tij, Festim Qoli i kishte treguar se ekzekutimi ishte kryer nga Henrik Hoxhaj.

Pjesë nga dëshmia e Dumanit:

Mu bë qejfi për këtë. I thashë Festimit do ju jap një drekë atyre çunave. Ai më tha ‘do ja japësh, se vëllai jonë është’, duke iu referuar Henrik Hoxhajt”, u shpreh ai.

Dumani tregoi gjithashtu se e kishte takuar Henrik Hoxhajn në ditëlindjen e Festim Qolit dhe më pas në hotel “Diplomat”, ku diskutuan për atentatet që do të kryenin. Ai zbuloi se gjatë këtyre takimeve ishin planifikuar vrasje të tjera, përfshirë ekzekutimin e Dorian Shkozës, për të cilën ishte paguar 35 mijë euro.

Në dëshminë e tij, ai përmendi emra të tjerë të përfshirë në ngjarje, si Kevis Alla, Asllan Plaku dhe Klevis Alla, të cilët kishin role të ndryshme në atentatet e planifikuara. Dumani rrëfeu gjithashtu se në komunikimet e tij në aplikacionin e enkriptuar “Sky ECC” mbante pseudonimin “Covid19”.

Dëshmia e tij ka tronditur opinionin publik dhe ka shtuar presionin mbi institucionet e drejtësisë për të çuar përpara hetimet mbi grupet kriminale dhe lidhjet e tyre të mundshme me segmente të ndryshme të shoqërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....