23.8 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Tragjedi në Klos: 4-vjeçari humb jetën pas aksidentit, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Klos, ku një furgon përplasi një 4-vjeçar, i cili fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Sipas njoftimit të Policisë së Dibrës, drejtuesi i mjetit, shtetasi L. D., 53 vjeç, është arrestuar në flagrancë si i dyshuar për shkaktimin e aksidentit me pasojë vdekjen.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Dibër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. D., 53 vjeç, banues në Klos, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal. 4-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, por për fat të keq nuk mundi të mbijetonte. Materialet për këtë aksident dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme ligjore,” thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin lokal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....