23.8 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Operacioni “Gold” çon në arrestimin e shtetasit turk për kontrabandën e floririt dhe bizhuterive

 

Një operacion i koduar “Gold” ka çuar në arrestimin e B. A., një shtetas turk 39 vjeçar, i cili ishte i përfshirë në kontrabandimin e floririt dhe bizhuterive floriri për t’i shitur në Shqipëri.

Shtetasi i arrestuar u kap në flagrancë, ndërsa po transportonte një sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuterish floriri. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, që po udhëtonte në rrugën “5 Maji” në Tiranë, policia ka gjetur 455 gramë flori dhe bizhuteri floriri, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar për t’u shitur në tregun shqiptar.

Përveç sendeve me vlerë, policia ka sekuestruar gjithashtu 35,000 euro dhe 16,200 dollarë që iu gjetën shtetasit turk, si dhe automjetin dhe celularin e tij. Gjithashtu, është arrestuar dhe S. B., një shtetas 58 vjeçar nga Vlorë, i cili dyshohet se ka shitur produktet me vlerë për llogari të B. A..

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....