20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Gjergji Nika reagon pas videos së FRPD me Ramën: “FRPD pazaresh është “shkëput totalisht” nga PD”

 

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Vlorë, Gjergji Nika, ka reaguar ndaj postimit të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili publikoi një video me disa të rinj demokratë nga Vlora që i ishin bashkuar Partisë Socialiste.

Në një deklaratë të fortë, Nika ka sqaruar situatën duke theksuar se FRPD e sotme është një strukturë pazaresh, e cila është shkëputur totalisht nga Partia Demokratike dhe demokratët.

“Historikisht kjo ka qenë fatkeqësia e PD: Në rastin më të mirë nuk ka pasur kujtesë historike dhe moral politik të dyshimtë, në rastin më të keq kanë qenë gjithmonë bashkë, duke shkëmbyer edhe ‘të vetët’ kur ju duhen për propagandë,” – shprehet ai.

“Fake Merkato!” – Akuza për Të Rinjtë që Kaluan Tek Rama

Nika ka vijuar më tej me një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj grupit të të rinjve që, sipas tij, kanë ndërruar qëndrime politike në varësi të interesave personale.

“Në 2021, ende pa përfunduar zgjedhjet, FRPD në Vlorë dhe ata që ishin rreth saj kishin filluar të ndanin postet pa pasur asnjë kontribut në parti. Drejtor porti, drejtor doganash, drejtorë tatimesh e hipotekash… Të gjitha ato vende ku mendonin se kishte para që të mund të vidhnin!”

FRPD, që sot del krah Ramës, shfrytëzoi drejtues të lartë politikë të PD-së së Berishës për të krijuar OJF të ndryshme me qëllim përfitimi, shfrytëzoi edhe “ideologë” të PD për t’u bërë e njohur “kombëtarisht”.

E gjithë kjo FRPD pazaresh është “shkëput totalisht” nga PD dhe demokratët derisa sot, doli kundër.
Në krah të Ramës sot dolën nje grup shoqëror, që kryeministri i mbledh dhe i quan të rinj të FRPD, të cilët e morën peng dhe ishte pengu më i bukur ku është marrë…

 

Ai thekson se të njëjtët individë, pas humbjes së PD-së, kërkuan poste në Këshillin Kombëtar të Lulzim Bashës, më pas kaluan te Foltorja dhe Rithemelimi dhe tani janë në krah të Ramës.

“Rama Është Peng i Krimit dhe i Korrupsionit”

Duke iu referuar kryeministrit, Nika e cilëson atë si një politikan që përpiqet të fshehë të vërtetën me propagandë, por që është peng i korrupsionit dhe krimit.

“Sado të bëjë retorikë që ishte ‘pengu më i bukur ku u mor’, në fakt është peng i krimit dhe i korrupsionit!” – shprehet ai, duke bërë thirrje për ndryshim.

Në përmbyllje të deklaratës, Gjergji Nika thekson se ka ardhur koha për një alternativë të re dhe një vizion ndryshe për Shqipërinë.

Koha për ndryshim, sepse Shqipëria meriton më shumë!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...