22.5 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Afera e re e Veliajt? Rruga në Tiranë dhe lidhjet me milionat e kompanisë “ONE”

 

Tentakulat e dyshes Arbër dhe Erion Veliaj vazhdojnë të dalin në pah, këtë herë përmes një vendimi të pazakontë: vendosjes së emrit të një rruge në kryeqytet.

Në janar të vitit 2024, një rrugë në Tiranë mori emrin “Istvan Schutz”, një albanolog hungarez. Në dukje, një akt normal për të nderuar një studiues të huaj, por në prapaskenë fshihet një skemë që ngre shumë pikëpyetje.

Lidhja mes rrugës dhe fondeve milionëshe të “ONE”

Kush është Istvan Schutz? Ai është babai i Gergely Schutz, i cili aktualisht është drejtor në kompaninë “ONE”, një nga operatorët kryesorë të telefonisë në Shqipëri. Një fakt edhe më interesant është se Gergely Schutz është personi që shpërndan buxhetet e marketingut të kompanisë, të cilat kapin shifrën e 5 milionë eurove në vit për reklama dhe prodhime mediatike.

Dhe ku përfundojnë këto fonde? Te kompania e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila quhet “Gogel”.

Skema që duhet hetuar nga SPAK

Kjo situatë bëhet edhe më e dyshimtë kur mësohet se pasi Gergely Schutz u bë drejtor i “ONE”, kompania përfitoi nga bashkimi me Albtelecom dhe po pas kësaj Veliaj vendosi që një rrugë e Tiranës të marrë emrin e babait të drejtorit që i jep miliona kompanisë së vëllait të tij.

Në ceremoninë e përurimit të rrugës, Gergely Schutz qëndron krah për krah me Erion Veliajn, një detaj që nuk mund të jetë thjesht rastësi.

A kemi të bëjmë me një aferë korruptive?

Duket qartë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes fondeve të kompanisë “ONE” që shkojnë te kompania e vëllait të Veliajt dhe vendimit të kryebashkiakut për të emëruar një rrugë me emrin e babait të personit që shpërndan këto fonde.

Skema është e qartë: “Ti më jep para për vëllain, unë i vendos emrin rrugës babait tënd”.

Kjo është një çështje që SPAK duhet ta hetojë me urgjencë, pasi ka të bëjë me mënyrën se si fondet e mëdha të reklamave shpërndahen në treg dhe sesi Veliajt po përdorin pushtetin e tyre për të krijuar favore reciproke në biznes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....