32.6 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Fier – Përfundon hetimi për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave”, autori dërgohet në gjyq

 

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Azgan Mernicën, i cili vitin e kaluar vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia.

Sipas hetimeve, konflikti mes viktimës dhe të pandehurit nisi për shkak të një debati mbi mënyrën e drejtimit të automjetit. Azgan Mernica, duke drejtuar makinën me shpejtësi dhe pa kontrolluar rrugën, kishte shkaktuar rrezik për përdoruesit e rrugës. Pas tërheqjes së vëmendjes nga efektivi i policisë, Mernica ka ndaluar automjetin, ka zbritur me një çantë ku mbante armën e zjarrit dhe ka qëlluar me pistoletë në fytyrë viktimën Novruz Cenalia, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Akuzat ndaj autorit

Prokuroria e Fierit ka ngritur ndaj 23-vjeçarit Asllan Mërnica akuzat për:

• “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”,

• “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

• “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,

të parashikuara nga nenet 79/b, 278 prg.I dhe 291 të Kodit Penal.

Si ndodhi vrasja?

Ngjarja ndodhi më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz të Fierit. Efektivi Novruz Cenalia, teksa ishte rrugës për në punë, u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën për kalimin në një rrugë të ngushtë. 23-vjeçari, i cili ishte i armatosur, nxori pistoletën dhe e qëlloi për vdekje në vend me një plumb në kokë.

Pas krimit, autori u arratis duke u fshehur për 48 orë, ndërsa më pas vendosi të vetëdorëzohej pas negociatave me familjarët. Ai rrëfeu se ishte fshehur nëpër kanale dhe se ishte kthyer në shtëpinë e dajës së tij para se të dorëzohej në polici.

Prokuroria: Angazhim maksimal për drejtësi

Prokuroria e Fierit ka theksuar se do të vijojë hetimet e shpejta dhe të plota për të garantuar drejtësi dhe për të vënë para ligjit personat që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...