32.6 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Konkurentia transgjinorja tërhiqet nga gara për “Miss Georgia USA”, arsyeja se mbeshtetej Trump

 

Bella Bautista, e cila mbante titullin “Miss Buckhead 2025”, ka vendosur të tërhiqet nga gara për “Miss Georgia USA”, duke hequr dorë nga mundësia për t’u bërë konkurrentja e parë transgjinore në këtë konkurs bukurie.

Në një deklaratë të bërë publike në Instagram, 22-vjeçarja, studente e ekonomisë dhe historisë, njoftoi vendimin e saj për të kthyer kurorën, duke theksuar se organizata nuk përputhej më me vlerat e saj.

Me zemër të rënduar, zyrtarisht heq dorë nga titulli. Kur aplikova për këtë konkurs, e bëra me shpresën se do të thyeja barrierat, do të frymëzoja të tjerët dhe do të tregoja se përfaqësimi është i rëndësishëm. Megjithatë, pas një reflektimi të thellë, arrita në përfundimin se lidhjet dhe veprimet e organizatës nuk përputhen më me vlerat e mia personale dhe misionin tim për përfshirjen dhe një botë pa diskriminim”, shkroi ajo.

Bautista u shpreh se ishte inspiruar për të marrë pjesë në konkurs pas pranisë së dy konkurrenteve transgjinore në Miss Universe 2023, ku Miss Portugalia arriti të kualifikohej në Top 20.

Një nga arsyet kryesore që e shtynë të tërhiqej ishte mbështetja politike e Kim Greenwood, drejtoresha e Greenwood Productions, për presidentin Donald Trump. “Pasi u regjistrova, fillova të vërej publikimet në faqen e saj që mbështesnin Trump-in dhe kjo filloi të shkaktonte shqetësim. Si një person transgjinor, veçanërisht në Gjeorgji, një shtet shumë konservator, nuk dija çfarë më priste”, shpjegoi ajo.

Megjithatë, Bautista është e vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj për përfaqësim dhe përfshirje në botën e konkurseve të bukurisë. “Udhëtimi im nuk ka mbaruar, mendoj se tani fillon vërtet. Shpresoj që një ditë të jetoj në një vend ku identiteti im trans nuk do të kategorizohet nga asnjë anë politike dhe nuk do të shfrytëzohet si një mjet politik”, përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...