9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Brigitte Bardot për Alain Delon”“Ne ishim në të njëjtën gjatësi vale”

Aktorja legjendare franceze, Brigitte Bardot, e cila ishte viktimë e një krize të frymëmarrjes dy vite më parë, është mirë dhe vazhdon betejën e saj të palodhshme për mbrojtjen e kafshëve dhe kundër gjuetisë së tyre. Në moshën 90-vjeçare, Bardot thekson se është me fat për temperamenin e saj të zjarrtë dhe se është e vështirë ta mundësh. Ajo vazhdon të punojë për fondacionin e saj, ku çdo ditë, nga ora 13 deri në 18, merret me aktivitete për kafshët.

Aktualisht, jeta e saj është e përqendruar kryesisht në mbështetje të kafshëve dhe, që nga viti 1958, ajo jeton në shtëpinë e saj të famshme në Saint-Tropez, La Madrague. Edhe pse ka ndaluar ngarjen e makinës në moshën 90-vjeçare, pasi humbi qenin e saj të dashur, E.T., ajo mbetet e angazhuar në punën e saj të përditshme për të ndihmuar kafshët.

Pas vdekjes së mikut të saj të afërt, Alain Delon, Bardot tregon se ndjehet e “shkatërruar” dhe se nuk ka mbetur askush nga miqtë e dikurshëm. “Vdekja e shokut tim Delon, me të cilin kam punuar në disa filma, ishte një goditje e madhe”, shprehet ajo. “Ne ishim në të njëjtën gjatësi vale, dhe më mungon jashtëzakonisht shumë.

Kam bërë një ”kryq” në një pjesë të madhe të popullatës njerëzore, që më ka neveritur shumë. Vdekja e shokut tim Delon, me të cilin punova në disa filma, ishte një goditje e madhe. Nuk ndihesh kurrë i lehtësuar kur vdes një mik.
Jam shumë, shumë e trishtuar. Më mungon jashtëzakonisht shumë. Ne ishim në të njëjtën gjatësi vale. Unë mendoj për të gjatë gjithë kohës. Dhe nuk më ka mbetur askush. Janë zhdukur të gjithë”, thekson Brighite.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Jam shtatzënë, kërkoj masë më të butë” – Hava Delibashi kërkon zëvendësimin e arrestit...

0
Ish-zv/drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Hava Delibashi, ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në shtëpi...

“E godita në fytyrë me grusht, nuk e di sa herë” – Rrëfimi tronditës...

0
Në sallën e gjyqit të Hagës, 24-vjeçari Mark Samson rrëfeu detaje tronditëse mbi ngjarjen që çoi në vdekjen e ish-të dashurës së tij, studentja...

Zelensky viziton Mbretërinë e Bashkuar,”“është jetike që të vazhdojmë të përqendrohemi në mbështetjen e...

0
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë këtë të martë Mbretëria e Bashkuar, njoftoi Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey. “Do ta mirëpresim Presidentin Zelensky,”...

Dy persona vrarë në një bar pranë aeroportit të Frankfurtit, autori në arrati

0
Dy persona humbën jetën pas një të shtënë me armë në një bar në Raunheim, pranë aeroportit të Frankfurt, njoftoi policia gjermane. Sipas njoftimeve paraprake,...

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton ndezin spekulimet për lidhje pas reagimeve në Instagram

0
Thashethemet për një lidhje mes Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po marrin vëmendje të madhe, ndërsa dyshja duket se po “ushqen” spekulimet me veprimet...