32.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, në qendër të kritikave për pjesëmarrjen e gruas në takime ushtarake të klasifikuara

Pete Hegseth, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, po përballet me kritika të ashpra pas zbulimeve të fundit, sipas të cilave gruaja e tij, Jennifer, mori pjesë në dy takime zyrtare me zyrtarë ushtarakë të huaj, ku u diskutuan çështje të klasifikuara. Sipas Wall Street Journal, një nga këto takime u zhvillua më 6 mars në Pentagon, me Sekretarin Britanik të Mbrojtjes, John Healey, vetëm një ditë pasi SHBA njoftoi ndalimin e ndarjes së inteligjencës ushtarake me Ukrainën. Takimi ishte veçanërisht i rëndësishëm për aleancën transatlantike dhe diskutonte, ndër të tjera, arsyetimin e këtij vendimi dhe veprimet e ardhshme ushtarake të përbashkëta.

Të pranishëm ishin gjithashtu figura të larta ushtarake si Admirali Tony Randakin, kreu i forcave të armatosura britanike. Ndërkohë, nuk dihet nëse Jennifer Hegseth kishte një nivel sigurie të miratuar për të marrë pjesë në këto takime. Pentagoni ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.

Jennifer Hegseth thuhet gjithashtu se mori pjesë në një takim të mbyllur muajin e kaluar në Bruksel, gjatë një takimi ministror të NATO-s, ku shkëmbeheshin informacione të ndjeshme dhe të klasifikuara për mbështetje të Ukrainës.

Prania e një gruaje ngre pyetje: pse është ajo atje? Cili është roli i saj? Kjo krijon siklet dhe konfuzion për atë që mund të thuhet para saj.”

Çështja po merr përmasa edhe më të mëdha, pasi anëtarët e Kongresit nga të dyja palët kanë shprehur shqetësime kur u zbulua se Hegseth dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë përdorën aplikacionin Signal për të organizuar dhe ekzekutuar një sulm ajror kundër Houthis në Jemen, biseda në të cilat dyshohet se u panë edhe nga një gazetar. Senatorët Roger Wicker (republikan) dhe Jack Reed (demokrat) i dërguan një letër Inspektorit të Përgjithshëm të Pentagonit, duke kërkuar një hetim mbi incidentin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...