31 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Berisha u bën thirrje kandidatëve të përdorin rrjetet sociale: “Shkarkoni VPN për TikTok-un”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një përdorim maksimal të rrjeteve sociale nga kandidatët për deputetë, duke e cilësuar këtë si një mjet kyç në fushatë. Ai ka marrë si shembull fitoren e Donald Trump në vitin 2016, duke theksuar se ish-presidenti amerikan arriti suksesin e tij politik përmes mediave sociale.

Berisha ka apeluar gjithashtu që qytetarët të përdorin VPN për të aksesuar TikTok-un, pas vendimit të qeverisë për ta bllokuar atë në Shqipëri. Ai e ka quajtur këtë bllokim një përpjekje për të kontrolluar lirinë e fjalës dhe mendimin e qytetarëve.

Le t’i ndezim rrjetet sociale si asnjëherë tjetër. Në vitin 2016, Donald Trump fitoi përmes mediave sociale, sepse mediat tradicionale nuk ishin me të. Ne duhet të kombinojmë fuqinë e takimeve me qytetarët dhe ndikimin në rrjete sociale,” – deklaroi Berisha.

Ai kritikoi ashpër kundërshtarët politikë, duke i cilësuar si një grup të përçarë dhe të paaftë për të ofruar alternativë. Sipas tij, përpjekjet për të kontrolluar internetin dhe informacionin janë dëshmi e frikës nga fuqia e rrjeteve sociale në politikë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...