31 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Përmbytje në Greqi, reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Paros dhe Mykonos

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Greqisë, kryesisht në ishujt Paros dhe Mykonos. Sipas sipërmarrësit të ndërtimit Elpon Imerja, i cili jeton në Greqi, shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri kanë shkaktuar probleme në shumë banesa, por fatmirësisht nuk ka pasur rrezik për jetën e njerëzve.

Reshjet e djeshme zgjatën rreth dy orë dhe për shkak të ndërhyrjeve në rrugë, u krijuan përmbytje. Në shumë shtëpi u fut uji, duke shkaktuar dëme, por fatmirësisht nuk pati viktima. Rrugicat e Mykonos janë të ngushta dhe nuk kanë hapësira të mjaftueshme për të larguar ujin me shpejtësi”, tha ai.

Autoritetet greke kishin paralajmëruar për reshje të dendura, duke këshilluar banorët të shmangin lëvizjet e panevojshme. Ndërkohë, sipërmarrësi shqiptar shtoi se nuk ka pësuar dëme në bizneset e tij, por disa bashkatdhetarë të tij janë prekur nga përmbytjet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...