22.6 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Universiteti “Sapienza” në Romë nderon Ilaria Sulën: Homazhe dhe “heshtje e zhurmshme”

Universiteti Sapienza i Romës ka mbajtur homazhe në nder të Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që u vra në mënyrë makabre nga ish i dashuri i saj.

Mijëra studentë u mblodhën në hyrje të fakultetit, ku vendosën lule dhe mbajtën fjalime për Sulën, e cila u gjet brenda një valixheje pas disa ditësh e shpallur e humbur.

Në nder të saj, studentët zhvilluan një protestë simbolike të quajtur “heshtje e zhurmshme”, ku e vetmja tingull ishte ai i çelësave, një shenjë simbolike kundër dhunës ndaj grave.

Homazhe për Ilarian u mbajtën edhe në Bolonja, ku qindra studentë u mblodhën për të nderuar si Sulën, ashtu edhe Sara Campanellën, një tjetër viktimë e dhunës, e cila u vra disa ditë më parë në Mesina nga një përndjekës.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe ka sjellë në vëmendje çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes së grave nga dhuna.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...