34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Azili “Ruaje Moshën” i mbyllur zyrtarisht, por vijon aktivitetin fshehurazi

Emisioni Inside Story ka zbuluar se azili privat “Ruaje Moshën”, megjithëse zyrtarisht i mbyllur, vijon aktivitetin në mënyrë të fshehtë.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, ky institucion ka dorëzuar më 1 nëntor 2024 një kërkesë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për çregjistrim nga regjistri i organizatave jofitimprurëse, duke nënkuptuar mbylljen e tij ligjore.

Por pamjet e siguruara nga Inside Story tregojnë të moshuar brenda ambjentit të azilit, ndërsa stafi largohet me nxitim dhe mbyll dyert sapo sheh kamerat.

Kjo vjen pas skandalit të bërë publik nga Fiks Fare, ku qytetari Artan Muderizi denoncoi se babai i tij ndërroi jetë një muaj pas një aksidenti brenda azilit, pa asnjë shpjegim nga drejtuesit e institucionit.

Në vend të një reagimi të përgjegjshëm, një prej punonjësve të azilit iu përgjigj në mënyrë kërcënuese gazetarit:

“Kush e rruan k… për historitë që ke marrë vesh ti? Ik, mos u kruaj, o budalla, se do e hash keq.”

Pavarësisht mbylljes zyrtare, kjo situatë tregon se azili vijon të funksionojë në mënyrë të paligjshme, duke ngritur shqetësime serioze për trajtimin e të moshuarve dhe mungesën e transparencës nga institucionet përgjegjëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...