29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Dëshmia e gjyshit të 22-vjeçares: Herën e fundit që e pashë ishte për Vitin e Ri

Vrasja e Ilaria Sula, 22-vjeçares shqiptare në Itali, ka tronditur jo vetëm familjen e saj, por edhe komunitetin më gjerë.

Në një rrëfim prekës, gjyshi i Ilarias ka treguar për herën e fundit që komunikoi me mbesën e tij. Ai tha se telefoni i saj është tashmë në duart e policisë dhe se ai nuk ka pasur kontakt as me prindërit e Ilarias gjatë kësaj kohe tragjike.

“Gjendja e familjarëve nuk është e mirë. Telefoni i Ilarias tani e ka policia. Unë kam një javë që nuk kam komunikuar as me djalin dhe as me nusen.”

Gjyshi kujtoi momentet e fundit të lumtura me Ilarian, duke theksuar se ata u takuan për Vitin e Ri, ndërsa për herë të fundit e festuan së bashku ditëlindjen e tij në korrik.

“Ajo ishte kënaqësia ime. Isha i lumtur që ishim të gjithë bashkë.”

Ai gjithashtu theksoi se Ilaria ishte një studente e mirë, e rrethuar nga shoqëri e mirë, por nuk e kishte ndarë me familjen faktin që kishte një të dashur.

“Me ne nuk ishte hapur të na tregonte që kishte një të dashur.”

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e krimit makabër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...