34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Incident në Kongresin e 49-të të UEFA-s: Largohet flamuri i Kosovës, FFK dhe Serbia reagojnë

Kongresi i 49-të i UEFA-s, i mbajtur në Beograd, nuk kaloi pa tensione diplomatike, pasi simbolet shtetërore të Kosovës u hoqën nga tavolina pas përfundimit të mbledhjes, duke shkaktuar reagime të forta nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Kosova ishte përfaqësuar zyrtarisht me flamurin dhe simbolet shtetërore, në përputhje me statusin e saj si anëtare me të drejta të plota në UEFA. Megjithatë, pas largimit të presidentit të FFK-së nga salla, simbolet e Kosovës u hoqën në mënyrë të njëanshme.

FFK reagoi menjëherë duke deklaruar:

Çdo veprim i mundshëm në përfundim të mbledhjes, kur presidenti i FFK-së nuk ishte më në sallë, nuk e ndryshon faktin se Kosova ishte dhe mbetet pjesë e barabartë e këtij organizimi.

Nga ana tjetër, Federata Serbe e Futbollit e cilësoi incidentin si të korrigjuar, ndërsa mohoi prezencën zyrtare të flamurit të Kosovës, duke deklaruar:

Reaguam shpejt dhe me vendosmëri. Me përgjegjësi të plotë informojmë opinionin se në Kongresin e UEFA-s në Beograd nuk ka flamuj të të ashtuquajturës Kosovë.”

Ky incident rihap debatet për statusin e Kosovës në arenën ndërkombëtare sportive dhe sfidat që ajo përballet, edhe pse është anëtare me të drejta të plota e UEFA-s dhe FIFA-s. Për momentin, UEFA nuk ka bërë ende një koment zyrtar për situatën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...