17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Donald Trump shfaq “Gold Card” në Air Force One: “Për 5 milionë dollarë, kjo mund të jetë e juaja”

Donald Trump ka tërhequr vëmendjen gjatë një konference në Air Force One, ku tregoi me krenari “Gold Card”-in e tij, një kartë prej 5 milionë dollarësh, me fytyrën e tij. Gjatë shfaqjes së kartës, ai komentoi:

Për 5 milionë dollarë, kjo mund të jetë e juaja. Kjo ishte karta e parë. E dini çfarë është ajo kartë? Është Karta e Artë, Karta Trump, Karta e Artë,” tha Trump.

Një gazetar pyeti për blerësin e parë, dhe Trump u përgjigj: “Nuk e di, por unë jam blerësi i parë. Do të dalë për më pak se dy javë. Shumë emocionuese, apo jo?”

Më tej, një tjetër gazetar e pyeti Trump për ndikimin e tarifave të tij, dhe ai e komentoi ekonominë amerikane, duke thënë: “Ne trashëguam një ekonomi të tmerrshme, me shumë probleme, duke përfshirë humbjen e prodhimit dhe fabrikat e mbyllura në të gjithë vendin… Do të jetë një vend në lulëzim, do të jetë i mahnitshëm, sepse ne kemi triliona dollarë të përkushtuar për të ardhur.”

Këtë njoftim, Trump e pasoi me një përmendje të Sekretarit të Tregtisë, Howard Lutnick, i cili njoftoi fundin e marsit për shitjen e 1000 kartave të arta, që mblodhën 5 miliardë dollarë në një ditë të vetme, sipas Forbes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...