29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Operacioni “The Holder” zbardh një arsenal armësh në Tiranë – arrestohet 41-vjeçari Saimir Allmuça

Një operacion i koduar “The Holder”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë, ka çuar në arrestimin e Saimir Allmuçës, 41 vjeç, si dhe në sekuestrimin e një arsenali të konsiderueshëm armësh dhe municionesh të ndryshme, përfshirë emblema të Policisë së Shtetit.

Allmuça u ndalua në Rrugën e Dibrës, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij, forcat e policisë gjetën një thikë, çka çoi në shtrirjen e hetimeve dhe kontrolleve më të thelluara në banesën e tij.

Gjatë bastisjes në banesë, policia sekuestroi:
• Një pistoletë
• Një pushkë
• Municione të ndryshme
• Emblema të Policisë së Shtetit

Ende nuk është bërë e ditur qëllimi i posedimit të këtyre armëve dhe pajisjeve, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, që pritet të hetojë më tej për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Hetimet pritet të zbulojnë nëse Saimir Allmuça ka lidhje me ndonjë aktivitet kriminal apo grup të strukturuar, si dhe burimin e armëve dhe pajisjeve të sekuestruara.

Policia ka theksuar se operacione të tilla do të vijojnë me intensitet të shtuar, si pjesë e fushatës për çarmatosjen e elementëve kriminalë dhe garantimin e rendit publik në kryeqytet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...