6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Marine Le Pen rikthehet fuqishëm pas dënimit: “Nuk e njoh dorëzimin. Franca është në rrezik!”

Paris, 7 prill 2025 – Marine Le Pen, kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë “Rassemblement National” (Tubimi Kombëtar), është rikthyer me një fjalim sfidues përballë mbështetësve të saj, në tubimin e parë publik pas dënimit për shpërdorim të fondeve publike. Në një sallë të mbushur plot entuziazëm, Le Pen u shfaq e emocionuar, por vendimtare për të vazhduar betejën politike dhe ligjore.

“Është e pamundur për mua të fsheh emocionet e mia, duke ju parë këtu. Një faleminderim të madh për guximin, bujarinë, këmbënguljen. Ju jeni të mrekullueshëm!”, deklaroi ajo, ndërsa duartrokitjet nuk munguan gjatë gjithë fjalës së saj.

Duke iu referuar dënimit të saj dhe proceseve gjyqësore që e kanë përfshirë prej vitesh, Le Pen nuk kurseu kritikat ndaj sistemit gjyqësor, të cilin e akuzoi për përndjekje politike. “Nuk e njoh dorëzimin. Ne jemi të përkushtuar në këtë luftë,” u shpreh ajo me vendosmëri.

Fjalimi mori më pas një ton të njohur për elektoratin e saj: ai i nacionalizmit dhe alarmit për identitetin francez. “Ne jemi Franca e vërtetë dhe besnike. Ne duhet të luftojmë njerëzit që duan të na pengojnë në çdo hap. Vetë ekzistenca e Francës është në rrezik,” theksoi Le Pen, duke ringjallur retorikën për “Francën e kërcënuar” nga emigracioni, globalizimi dhe institucionet e brendshme që – sipas saj – kanë humbur lidhjen me popullin.

Në vijim, ajo falënderoi edhe presidentin aktual të partisë, Jordan Bardella, duke e cilësuar si një bashkëluftëtar të palëkundur në mbrojtje të vlerave franceze.

Ky tubim shënon një rikthim strategjik për Le Pen, ndërsa vendi po përgatitet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2027. Pavarësisht sfidave ligjore, ajo nuk ka ndërmend të tërhiqet. Përkundrazi, po shfrytëzon dënimin për të rritur mbështetjen për kauzën e saj dhe për ta portretizuar veten si viktimë e një sistemi që – sipas saj – po i frikësohet së vërtetës.

Mbështetja për Le Pen dhe partinë e saj mbetet e lartë në sondazhet e fundit, veçanërisht në mesin e qytetarëve të zhgënjyer nga establishmenti politik tradicional dhe të shqetësuar për çështje si emigracioni, siguria dhe identiteti kulturor.

Me këtë fjalim, Le Pen duket se ka sinjalizuar qartë se nuk do të largohet nga skena politike – përkundrazi, po përgatitet për një raund të ri beteje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...