35.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Gjestit i “mbaron kulaçi” dhe paralajmëron largim

Rozana Radi u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother gjatë spektaklit të së shtunës. Në një vendim surprizë, asaj iu dha mundësia të çonte edhe dy banorë të tjerë në finale, dhe ajo zgjodhi Egli Takon dhe Laert Vasilin.

Menjëherë pas Prime-it, atmosfera në shtëpi u tensionua. Gjestit, këngëtari nga Peja, u shfaq i zhgënjyer dhe emocional, duke paralajmëruar largimin e tij nga loja të martën.

Po të tregoj, dini njerëz që është duke më mbaruar kulaçi, njëjtë. Mbani në mend njerëz. Po më vjen me qajt. Unë do ta lë lojën të martën, mbani në mend. Më nuk duroj asgjë”, u shpreh ai.

Në bisedën me Danjën dhe Eglin, Gjestit lëshoi akuza të forta për padrejtësi dhe vendime të papritura brenda shtëpisë, duke shtuar:

E kam një parandjenjë që është duke më mbaruar kulaçi keq. Jo babë, e kam dhënë shpirtin pas kësaj loje, do ta ndez gjithë vendin. Katër veta me zarf të zi, çfarë ka bërë Rozana Radi këtu? Kë e ka larguar? Askënd. Jo, nuk ka padrejtësi… Keni me pa.”

Në prag të finales, tensioni në shtëpi është rritur ndjeshëm dhe mbetet të shihet nëse Gjestit do ta mbajë fjalën dhe do të largohet, apo do të jetë një tjetër kthesë dramatike në këtë rrugëtim që po shkon drejt fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...