24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tiranë – Kapet “postieri i kanabisit”: 24-vjeçari trafikon drogë nga SHBA nëpërmjet postës, sekuestrohen 3.6 kg me përqindje të lartë THC

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap në flagrancë duke tërhequr një pako të dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përmbante një sasi të konsiderueshme kanabisi me përqindje të lartë të përbërjes aktive THC. I riu i arrestuar është identifikuar si Franci Veizaj, banues në Tiranë.

Operacioni policor, i koduar “Destinacioni 5”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare. Hetimet janë zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kanë përfshirë metoda proaktive për dokumentimin e aktivitetit kriminal.

Sipas njoftimit zyrtar, Veizaj u kap në një degë postare në momentin që po tërhiqte pakon me rreth 3.6 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis me përqindje të lartë THC, që sipas policisë ka një vlerë tregu prej rreth 50 mijë euro.

Lënda narkotike ishte e ndarë në mënyrë profesionale dhe kishte për qëllim shpërndarjen në tregun vendas, duke shfrytëzuar shërbimet postare ndërkombëtare si kanal transporti përmes “rrugëve të qeta” dhe më pak të dyshuara.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë/ Fuoristrada përplaset me kamionçinën te rrethrrotullimi i Kolonjës, dy të...

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e rrethrrotullimit të Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës. Sipas informacioneve...

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i...

0
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit...