30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Kapet me 35 kilogramë marijuanë në kufi, arrestohet 24-vjeçari nga Tuzi

Policia kufitare malazeze ka sekuestruar 35 kilogramë marijuanë të dyshuar si të trafikuar nga Shqipëria, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën Grabon – Dinoshë. Lënda narkotike u gjet në një automjet të drejtuar nga një 24-vjeçar me inicialet E. M., banues në Tuz, i cili u arrestua menjëherë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Policisë, droga ishte e ndarë në 62 pako, të vendosura në dy thasë dhe një qese në bagazhin e makinës. Pas kapjes, policia njoftoi Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

I riu po hetohet për veprën penale të prodhimit dhe trafikimit të paautorizuar të drogës, ndërsa hetimet pritet të zbulojnë edhe rrjetin e mundshëm të përfshirë në këtë trafik. Policia po punon gjithashtu për të konfirmuar nëse lënda narkotike është trafikuar përmes kufirit shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...