33.5 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Takimi mes Witkoff dhe Putin: Trump i bën thirrje Rusisë për armëpushim në Ukrainë

 

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, pati një takim më shumë se katër orë me presidentin rus, Vladimir Putin, të premten në Shën Petersburg. Takimi, që ishte i treti mes Witkoff dhe Putinit këtë vit, përqendrohej në mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për konfliktin në Ukrainë. Kremlini e cilësoi bisedën si “produktive”, ndërsa Witkoff vazhdon të përcjellë mesazhet e SHBA-së për zgjidhjen e krizës.

Ndërkohë, Donald Trump shprehu zhgënjimin e tij ndaj Putinit dhe shkroi në mediat sociale: “Rusia duhet të lëvizë. Shumë njerëz, mijëra në javë, po vdesin në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë.”

Ky zhvillim ndodhi pas një deklarate të dërguarit të Trump në Ukrainë, Keith Kellogg, i cili e hodhi poshtë çdo sugjerim për një ndarje të Ukrainës. Në një intervistë për “The Times”, Kellogg kishte folur për mundësinë që trupat britanike dhe franceze të formonin zona kontrolli në perëndim të Ukrainës, ndërsa ushtria ruse të qëndronte në lindjen e pushtuar, duke e krahasuar këtë skenar me ndarjen e Berlinit pas Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, ai më vonë e sqaroi se nuk po fliste për ndarjen e Ukrainës, por për një forcë sigurie pas armëpushimit, për të mbështetur sovranitetin e Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë dhe Kievi nuk dhanë asnjë reagim zyrtar për komentet e Kellogg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...