5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Manastirliu dhe Spiropali: 30 Ditë vendimtare për Shqipërinë, Tirana si shëmbëlltyrë e transformimit të madh!

Drejtueset politike të qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, mbajtën fjalën e tyre gjatë ceremonisë së hapjes së fushatës elektorale. Manastirliu, duke folur para mbështetësve, tha se këto 30 ditë do të jenë vendimtare për të “vulosur” hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ajo e cilësoi Tiranën si shëmbëlltyrën e një transformimi të madh që do të vazhdojë me besimin ndaj Partisë Socialiste më 11 Maj.

“Përshëndetje nga ky shesh, sheshi i besimit, i fitoreve të mëdha, për t’u bërë bashkë me çdo shqiptar që tashmë ka bërë zgjedhjen, të ecë përpara me krenari dhe vizion evropian. Këto 30 ditë nuk janë thjesht 30 ditë fushate, por vendimtare për të vulosur një zgjedhje që ka nisur prej kohësh që Shqipëria të bëhet anëtare e BE dhe puna të mos ndalet. Tirana është shëmbëlltyra e këtij transformimi falë vizionit të punës së Ramës dhe PS,” tha Manastirliu.

Ajo theksoi ndryshimet e dukshme që po ndodhin në Tiranë, duke përmendur projekte të ndryshme që janë realizuar nga Astiri në Kombinat, nga Lapraka në Ali Dem, dhe nga Pazari i Ri në Selitë. Manastirliu shtoi se Tirana është një motor zhvillimi dhe simbol i një Shqipërie që punon dhe nuk ndalet. “Nga piramida që sot është simboli i teknologjisë dhe inovacionit për të rinjtë. Tirana e sotme është simbolli i transformimit për të vijuar me punët e mira që duhet të mbështesim PS dhe Ramën. 30 ditë për një zgjedhje, për numrin 5,” përfundoi Manastirliu.

Nga ana tjetër, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj, theksoi se skuadra e PS ka treguar se është një maratonomak politik, duke shtuar se betejat elektorale fitohen jo në sprintin e fundit, por përmes punës së vazhdueshme dhe angazhimit të liderëve. Spiropali bëri thirrje që të mos kthehemi pas, dhe të mos kthehemi në “gropën e atyre që nuk dolën as vetë.”

“Sigurisht betejat elektorale ashtu si edhe betejat e tjera nuk fitohen në sprintin e fundit. Sot ka filluar sprinti i fundit 30 ditë deri në fitore, por fitoren në maratonë dhe në këto 3 mandate Rama dhe kjo skuadër ka treguar se janë maratonomak politik për Tiranën dhe Shqipërinë. Betejat fitohen kur punon për njerëzit, kur me vizion, alternativë dhe lider që di çfarë bën dhe që punon për Shqipërinë e përbashkët që është Shqipëria. Me Shqipërinë në Evropë apo aty ku kemi qenë në gropën e atyre ku nuk dolën dot as vetë,” tha Spiropali.

Ajo përmendi gjithashtu misionin historik për të realizuar ëndrrat e paraardhësve dhe për të bërë realitet atë që ata nuk mundën. “Mision historik të bëhem gjithë bashkë siç jemi në këtë shesh, që të bëjmë realitet ëndrrën e paraardhësve tanë dhe të bëjmë realitet edhe për ata që nuk mundën, kaluan kufirin dhe u vranë, ata që kaluan detin dhe nuk mundën, ata që punuan por nuk ja dolën,” përfundoi Spiropali.

Në fund, të dyja drejtuese të PS ftuan qytetarët të mbështesin Partinë Socialiste dhe Ramën për një të ardhme më të ndritur, duke votuar numrin 5 më 11 maj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...