22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Vrasja në Greqi: Vajza 19-vjeçare pranon falsifikimin e mesazheve që çuan në vrasjen e dajos

 

Një zhvillim i ri ka ndodhur në rastin e vrasjes që përfshinte një 33-vjeçar në Greqi, i cili u vra nga kunati i tij pas një keqkuptimi të rëndë dhe manipulimi nga vajza e tij. Gjatë një seance gjyqësore të mbajtur në Gjykatën me Juri të Përzier të Larisës, 19-vjeçarja pranoi se ajo kishte falsifikuar mesazhe me tekst në telefonin e saj celular për të bindur të atin, i cili është i pandehur për vrasjen.

Ngjarja ndodhi më 9 janar 2024, kur Fatmir Tarellari, 51 vjeç, i akuzuar për vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim arme, i ngriti një kurth kunatit të tij, Erjon Pelivanit, duke e qëlluar për vdekje me pushkën e tij të gjuetisë pranë një fabrike çimentoje në Volos. Ky akt i dhunshëm erdhi pasi vajza e tij, e cila ishte studente, i kishte thënë se kunati e kishte përdhunuar atë kur ishte e vogël.

Në dëshminë e saj, vajza e Tarellarit tha se kishte treguar mesazhe me tekst që ajo i kishte falsifikuar për t’u bindur se Pelivani kishte shantazhuar dhe kërcënuar me publikimin e fotove të saj të pahijshme. Babai i saj, duke u mbështetur në këto mesazhe të falsifikuara, besoi se kunati i tij ishte agresori dhe organizoi vrasjen.

Megjithatë, hetimi i mëvonshëm nga Drejtoria e Hetimeve Penale të Policisë Helenike vërtetoi falsitetin e mesazheve SMS, duke përmbysur të gjithë versionin e ngjarjes. Vajza 19-vjeçare pranoi gjatë seancës gjyqësore se kishte falsifikuar mesazhet për të bindur babain e saj, dhe kështu duke sjellë një tragjedi të padrejtë.

Në gjyqin e zhvilluar, të pandehurin e shoqëruan shprehje keqardhjeje për aktin që kishte kryer, duke shtuar se ato ditë ishin disa nga më të këqijat të jetës së tij. Gjyqi vazhdon me dëshmitë e tjera dhe hetime të mëtejshme për të sqaruar të gjitha aspektet e kësaj ngjarjeje të trishtuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...