22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Chris LaCivita në Brescia: “Diaspora ka në dorë ta bëjë Shqipërinë të madhe përsëri – votoni për Sali Berishën më 11 maj”

Gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Brescia, Itali, drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike dhe strategu i njohur amerikan Chris LaCivita mbajti një fjalim të fuqishëm mbi rëndësinë vendimtare të votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit.

LaCivita u shpreh se Shqipëria po përjeton një krizë të thellë, të shkaktuar nga keqqeverisja 12-vjeçare e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste:

“Shqipëria po humb më të mirët dhe më të mençurit, sepse nuk ofron më mundësi. Për 12 vite, Rama ua ka bërë jetën të pamundur shqiptarëve.”

Ai theksoi se e vetmja rrugë për të sjellë ndryshimin është pjesëmarrja masive në zgjedhje, veçanërisht nga diaspora:

“Ju që jetoni jashtë Shqipërisë keni në dorë të ndryshoni të ardhmen jo vetëm tuajën dhe të familjeve tuaja, por të gjithë vendit.”

Duke marrë shembull nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në 2024, LaCivita e krahasoi potencialin e mobilizimit të diasporës shqiptare me atë të amerikanëve që sollën ndryshimin në vendin e tyre:

“Nëse dilni të gjithë për të votuar më 11 maj, për numrin 1 – për doktor Sali Berishën – ju do ta bëni Shqipërinë të madhe përsëri.”

Fjalimi i tij u mbyll me një thirrje të qartë dhe një mesazh falënderimi për të gjithë shqiptarët e pranishëm në takim:

“Faleminderit! Shqipëria ka nevojë për ju.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...