28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Po, kam bërë një marrëzi”, Zbardhen mesazhet tronditëse që vrasësi i Ilarias i dërgonte shoqes së saj për të fshehur krimin

Vrasja makabre e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare, vazhdon të tronditë opinionin publik italian, teksa hetimet po nxjerrin në dritë detaje të reja, që e bëjnë edhe më të errët këtë çështje. Së fundmi janë bërë publike mesazhet që autori i krimit, Mark Samson, ka dërguar nga telefoni i Ilarias shoqes së saj më të ngushtë, Maria Sofia, për të fshehur gjurmët e krimit.

Në përpjekje për të mashtruar shoqen dhe për të krijuar një histori të rreme mbi zhdukjen e Ilarias, Samson shkruante si të ishte vetë ajo, duke pohuar se ajo kishte takuar një djalë të ri dhe kishte vendosur të shkonte në shtëpinë e tij. “U takuam këtë mëngjes jashtë Sapiencës dhe më pyeti nëse do të dilja me të. Do fle në shtëpinë e tij sot”, thuhej në njërin prej mesazheve.

Për ta bërë mashtrimin më të besueshëm, në orën 19:42, Samson dërgoi një foto gjysmë të zhveshur, duke i ngjallur dyshime por edhe kureshtje mikeshës së Ilarias. Ajo reagoi: “O Zot, atëherë? E bëtë?”, ndërsa përgjigjja e Samson, që pretendonte se ishte Ilaria, ishte: “Po, kam bërë një marrëzi”.

Kur Maria Sofia pyeti se ku ndodhej, Samson shkroi:
Nuk kam dëshirë ta them, Sofi. Dua të ndihem e lirë në çdo kuptim, pa pasur dikë që të më pyesë ku jam”, duke u përpjekur të forconte narrativën e një vajze që kishte vendosur të largohej me vullnet të lirë.
Më tej, kur iu kërkua lokacioni, ai shkroi:
Nuk mundem, e dashur, më fal. Jam pothuajse në Napoli”.

Maria Sofia, e shqetësuar, u përpoq të ruante qetësinë:
Ok, bëj si të duash, nuk po të gjykoj nëse ke shkuar në Napoli, por sigurisht nuk do ia tregoj te Markut”, pa e ditur ende që personi që po i shkruante ishte pikërisht Marku, njeriu që kishte vrarë shoqen e saj më të ngushtë.

Ky manipulim i tmerrshëm me mesazhe, i kryer pasi krimi ishte konsumuar, është tashmë pjesë kyçe e hetimeve, ndërsa Samson përballet me akuza për vrasje të paramenduar dhe manipulim të provave. Familja e Ilarias dhe mbarë komuniteti shqiptar në Itali kërkojnë drejtësi për 22-vjeçaren, jeta e së cilës u ndërpre në mënyrë barbare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...